Aktualitet
Pastroi paratë e drogës, SPAK dërgon për gjykim ish drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen hetimore për ish drejtoren e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të pastronin paratë. Të tre akuzohen nga SPAK për pastrim të produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim.Gjithashtu në akuzë për pastrim parash është edhe Ardjan Malasi. Ndërkohë me urdhër të GJKKO janë konfiskuar edhe disa pasuri.