Aktualitet
Kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit, çobani gjendet i pajetë në një mal
Një çoban 47-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit që prej datës 21 tetor, është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një mal në Selenicë. 47-vjeçari nga Elbasani me iniciale E.G., ishte punësuar si çoban në atë zonë prej kohësh. Por për fat të keq ai u gjet dje pa shenja jete në malin e fshatit Gjormë. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.