Connect with us

Kosova

Serbia luan ‘vallen e djallit’/ Baraliu akuzon BE-ç se ka lajthitur

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i fundit në Bruksel mes kryenegociatoreve te Beogradit dhe Prishtines, sikurse edhe ata të kaluarit, ka dështuar për fajin e Serbisë.

Sipas tij, Beogradi zyrtar po dëshiron të blejë kohë me metoda e lojëra jo korrekte, duke insistuar në tema periferike e jo në zbatimin e marrëveshjes.

“Edhe ky takim në vazhdën e takime ka dështuar me fajin e njërës pale, Serbisë, e cila në forma të ndryshme, me metoda të ndryshme jo parimore, por me lojëra diplomatike po shtynë pas çdo mundësi të përparimit të dialogut, teksa dhe po blenë kohë. Me lojëra të pakëndshme dhe duke hedhur vallen e djallit, ajo ka lajthitur Bashkimin Europian dhe Kosovës i ka shkaktuar shume dëme”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se Serbia u detyrua të shkojë në Bruksel nën presionin e pas takimit të Procesit të Berlinit nga përfitimet e mundshme nga ky takim.

Kujtojme se Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa ndonjë rezultat, persa i përket ecjes përpara drejt normalizimit të raporteve.

Advertisement