Kosova
Pirueta e Vuçiçit për t’iu shmangur BRICS, një lëvizje diplomatike midis Lindjes dhe Perëndimit
Një nga metaforat më të zakonshme të përdorura për të përshkruar politikën e jashtme të Serbisë është ajo e ecjes në litar mes dy blloqeve kundërshtare që kohët e fundit kanë qenë në luftë. Megjithatë, sa herë që lëkundet ai tel i hollë, litari serb anon nga perëndimi dhe rigjen ekuilibrin.
Teli u lëkund për herë të fundit që kur presidenti rus Vladimir Putin publikisht në fillim të shtatorit deklaroi se pret Presidentin e Serbisë në samitin e BRICS, i cili po mbahet në Kazan. Me rastin, Vuçiç bëri një tërheqje duke u mbrojtur me “turmën në zonën e penalltisë” sic u shpreh ai, duke u justifikuar me një numër të madh takimesh të paracaktuara.
Diplomati Sreçko Gjukiç tha per median serbe NIN tha se “Çmimi që Vuçiq do të duhej të paguante për udhëtimin në Rusi është statusi që ai gëzon në Perëndim, një status mjaft i rehatshëm për Perëndimin, ku ata njohin dhe tolerojnë pikëpamjet që ai shpreh publikisht”
Duke folur për bisedën telefonike mes dy presidentëve, Gjukiq shton se nuk mund të përjashtojë mundësinë që roli i Vuçiqit të jetë disi i koordinuar me përfaqësuesit e Perëndimit. Gjithsesi e gjitha kjo eshte një tjetër piruetë diplomatike.
Veç kësaj, Vuçiq në mënyrë diskrete hapi derën për temën e anëtarësimit në BRICS në një intervistë te mevonshme, duke pretenduar se opinioni publik është i ndarë në mënyrë të barabartë, 42 për qind secili, mes atyre qytetarëve që janë në favor të anëtarësimit në BE dhe atyre që janë në favor të aderimit ne BRICS.
“Në Bruksel, dhe aq më tepër në Uashington, kanë një pamje shumë pragmatike të botës – ata nuk e harxhojnë kohen duke pare bukurite e tua, por shikojne se çfarë ndryshimi ben. Dhe kur gjërat shikohen nga ky këndveshtrim, nuk është e paarsyeshme të pretendohet se Serbia ka bërë më shumë për kauzën ukrainase sesa disa vende evropiane që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë” – theksoi Gjukiç, duke shtuar se nga ana tjetër, si dikush që mban gjithmonë një sy në sondazhet e opinionit publik, Vuçiq e di shumë mirë se sa e përhapur dhe thellësisht pro-ruse është ndjenja mes qytetarëve.
“Se Rusofilia është pjesërisht produkt i historisë, pjesërisht i mitologjisë dhe pjesërisht i nxitur nga elitat politike – është një pjesë e madhe e byrekut politik që duhet kapërcyer. Në rrethana të tilla, Vucic më së shumti kamuflon dhe minimizon kanalet e thella të ndikimit të Evropës dhe Amerikës ne Serbi, të mishëruara në kontrata, donacione dhe investime, ndërsa rusët dhe kinezët janë fryrë artificialisht” – potencoi Gjukiç