Connect with us

Kosova

MASTER OF MAGIC/ Vuçiç shet dilemën e gënjeshtërt BE-BRICS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ftesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’iu bashkuar Samitit të BRICS në qytetin rus të Kazanit. Në të njëjtën kohë, ai priti deri në tre liderë evropianë, duke  justifikuar dështimin e tij për të vizituar Putinin.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërritën në Beograd gjatë kohes qe ne Kazan ,bahej samiti I BRICS .

Madje Vuçiq gjatë një daljeje publike në Beograd me kryeministrin e Polonisë deklaroi se fajin e kishte Donald Tusk që nuk ishte në Kazan.

Le të theksojmë se, përkundër faktit se Vuçiq refuzoi të udhëtonte në Kazan, ai shpalosi para publikut një dilemë, të cilën mediat e regjimit më pas filluan ta shtyjnë me perpara – sa qytetarë të Serbisë e mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BRICS dhe sa në BE. Vucic zbuloi se raporti ishte 50 me 50.

Për sa i përket faktit nëse kjo dilemë është e vërtetë apo e rreme, Vladimir Pejiq, drejtor i agjencisë Faktor plus, tha per median serbe Danas se kjo lloj dileme ka dekada të tëra në Serbi.

– Kur flasim për BRICS dhe Rusinë, është një temë e nxehtë për opinionin publik ne Serbi. Por, kur kerkohet zbatimi ne praktike, atëherë i drejtohemi BE-së… dilema lindje apo perëndim është disi hipokrite nga ana e atyre që përfaqësojnë dy krahët. Të dyja palët, në vend që të na tërheqin, me veprimet e tyre na shtyjnë në prehrin e tjetrit…” – theksoi Pejiç, sipas te cilit

Gjithashtu shihet hipokrizia e partive në Serbi, sepse asnjëra prej tyre nuk e thotë qartë se në cilën rrugë do të shkonte nese do merrte pushtetin…

Advertisement