Connect with us

Kosova

Pacolli sheh ëndrra me sy hapur/ Gërvalla s’i beson rreth bisedës me Radoiçiç-in në prani të Kurtit e Osmanit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk i beson deklarimit të ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, se ky i fundit kishte biseduar me terroristin Milan Radojiçiç e ku prezentë sipas tij kanë qenë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Ka harruar, ndoshta ka qenë më dikë tjetër dhe nuk i kujtohet. Ka ca situata kur kujtesa të mashtron. Unë nuk mbaj mend te kete ndodhur një situatë e tillë. Nuk ka pasur situatë kur Pacolli paska qenë vetëm me kryeministrin dhe presidenten, nuk më kujtohet një situatë e tillë” –  tha Gërvalla në një intervistë në Kanal 10.

Ajo ka theksuar se nuk e ka në plan ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene gjatë vitit të kaluar raportuan se është i përfshirë në një skandal të madh financiar.

“Nuk kam asnjë kërkesë për shkarkimin e ambasadorit Berishaj, nuk shkarkohet ambasadori për një lajm në media dhe për një spekulim, është papërgjegjësi totale” – theksoi Gervalla

Kryediplomatja kosovare ka potencuar edhe se Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, disa herë i ka mbajtur “anën Serbisë” në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kemi palën ndërmjetësuese të përfaqësuar nga Miroslav Lajçak cili me strategji të gabuar dhe me një mungesë totale të strategjisë së dialogut e ka quar këtë dialog deri në dështim. Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet e tij kanë qenë të destinuara të dështojnë”.

Gërvalla ka shtuar se qasja e BE-së ka qenë e “butë” në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Advertisement