Shkrime
Vdekja politike e hipokritit Vuçiç dhe grepat e peshkimit në Bashkimin Europian
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ftesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’iu bashkuar Samitit të BRICS në qytetin rus të Kazanit. Në të njëjtën kohë, ai priti deri në tre liderë evropianë, duke justifikuar dështimin e tij për të vizituar Putinin.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërritën në Beograd gjatë kohes qe ne Kazan ,bahej samiti I BRICS .
Madje Vuçiq gjatë një daljeje publike në Beograd me kryeministrin e Polonisë deklaroi se fajin e kishte Donald Tusk që nuk ishte në Kazan.
Le të theksojmë se, përkundër faktit se Vuçiq refuzoi të udhëtonte në Kazan, ai shpalosi para publikut një dilemë, të cilën mediat e regjimit më pas filluan ta shtyjnë me perpara – sa qytetarë të Serbisë e mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BRICS dhe sa në BE. Vucic zbuloi se raporti ishte 50 me 50.
Për sa i përket faktit nëse kjo dilemë është e vërtetë apo e rreme, Vladimir Pejiq, drejtor i agjencisë Faktor plus, tha per median serbe Danas se kjo lloj dileme ka dekada të tëra në Serbi.
– Kur flasim për BRICS dhe Rusinë, është një temë e nxehtë për opinionin publik ne Serbi. Por, kur kerkohet zbatimi ne praktike, atëherë i drejtohemi BE-së… dilema lindje apo perëndim është disi hipokrite nga ana e atyre që përfaqësojnë dy krahët. Të dyja palët, në vend që të na tërheqin, me veprimet e tyre na shtyjnë në prehrin e tjetrit…” – theksoi Pejiç, sipas te cilit
Gjithashtu shihet hipokrizia e partive në Serbi, sepse asnjëra prej tyre nuk e thotë qartë se në cilën rrugë do të shkonte nese do merrte pushtetin…
Teksa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ftesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’iu bashkuar Samitit të BRICS në qytetin rus të Kazanit, shtrohet pyetja nese dilema BRICS-BE eshte e vertete apo thjesht genjeshter e regjimit ne Serbi per te fituar kohe, para dhe per te mbajtur pushtetin.
Sipas sociologut Dario Hajriç, BRICS ose BE është një dikotomi e rreme që shërben për të ruajtur polarizimin midis qytetarëve serbë dhe mbështetet në një keqkuptim të asaj që përfaqësojnë këto aleanca.
“Tabloidët pro-qeveritar, dhe herë pas here vetë regjimi, e paraqesin BRICS-in si një lloj alternativë ndaj BE-së. Megjithatë, BE-ja është një aleancë politike dhe ekonomike, një bashkësi mbikombëtare e vendeve evropiane” – tha Hajriç dhe shtoi se BRICS është në thelb një aleancë ekonomike e vendeve joevropiane.
“Ne nuk mund t’i bashkohemi asnjërës prej këtyre aleancave thjesht duke trokitur në derë dhe duke plotësuar një formular aplikimi. Anëtarësimi vendoset nga vendet e tjera bazuar në një sërë kriteresh nese janë përmbushur apo jo. Polemika” që shohim periodikisht në publik nuk ka të bëjë me këto kritere apo avantazhe dhe disavantazhe, por me pasionin personal, me këtë apo atë fuqi të huaj dhe nuk ia vlen të shpenzosh kohë për te diskutuar apo aklkuluar mendim dhe opinion per kete:- theksoi sociologu Dario Hajriç.