Connect with us

Kronike

Pjesë e grupit të Emiliano Ramazanit/ Zbardhen detajet nga ngjarja në Elbasan

Zbardhet identiteti i viktimës në Elbasan, i cili humbi jetën pasi i shpërtheu tritoli që po tentonte t’i vendoste makinës së Renato Çepas.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se viktimë ka mbetur 24-vjeçari Kristi Balukja, i cili nuk rezulton të ketë precedent penal.

Ndërkohë shënjestra, sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Emiliano Ramazanit, i vrarë disa vite më parë në Elbasan.

LAJMI NE PERDITESIM

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa’, njoftoi sot policia.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement