Connect with us

Kosova

EMBELSIRA PER NE FUND/ Lajçak optimist: Ka pasur progres në disa çështje kyçe

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndonëse nuk ka pasur lëvizje pozitive në avancimin e normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se është optimist se palët kanë bërë progres në disa çështje të rëndësishme.

Lajçak ka takuar javën e kaluar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve, por pavarërisht se në agjendën e takimit ka qenë avancimi i normalizimit përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, nuk janë bërë lëvizje konkrete.

“Unë kam pritur një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të kryenegociatorëve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit”, ka njoftuar fillimisht mediatori sllovak i BE-së.

“Megjithëse nuk kemi bërë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shtuar diplomati evropian.

Advertisement