Connect with us

Kosova

OFENDIME DHE SHARRJE mes Brnabić dhe Viola von Kramon

“Lëreni Serbinë mënjanë. Ne nuk mund të jemi mbulesë për paaftësinë tuaj” – keshtu ka shkruar në llogaritë e saj ne rrjetet sociale kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, duke iu përgjigjur deklaratës së ish-deputetes së Parlamentit Evropian (PE) Viola von Kramon, e cila krahasoi zgjedhjet e fundit në Gjeorgjia me zgjedhjet në Serbi në vitin 2023.

Kujtojme se Von Cramon shkroi në llogarinë e saj ne X se zgjedhjet në Gjeorgji “përsëritën pikërisht atë që ndodhi në Serbi në vitin 2023”, d.m.th se “u përdorën të njëjtat metoda dhe e njëjta gjuhë mashtrimi”.

Megjithatë, ajo ka theksuar se “Aleksandar Vuçiq e ka bërë në mënyrë më elegante”.

“Ai e mbuloi më mirë mashtrimin. Në Gjeorgji duket edhe më brutale. Mashtruesit atje e dinin se në kushte normale nuk do kishin shumicën, prandaj forca dhe brutaliteti ndaj vëzhguesve dhe gazetarëve ishte shumë më i fortë”, tha ish-deputetja e BE-së.

Brnabić u përgjigj se Vuçiq i fitoi zgjedhjet në mënyrë elegante, “në të njëjtën mënyrë si Viola von Kramon humbi në mënyrë elegante dhe bindëse”.

Brnabić ka shkruar se Von Kramon eshte krejtësisht e kundërta e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Fitorja e tij ishte një fitore epike, kurse humja e von Cramon ishte epike” – ka shkruar shkroi Brnabić dhe shtoi se në vend që të ruante dinjitetin e saj, Cramon vendosi të ishte nje humbëse e tmerrshme.

Advertisement