Shkrime
‘Sqarim për protestuesit që thonë: Ta djegim Tiranën njësoj siç digjet Parisi, Athina, Berlini’
Nga Kreshnik Spahiu
Ata që krahasojnë djegien e Athinës apo Parisit me Tiranën ose nuk e kanë idenë çfarë ndodh ose mashtrojnë. Ata që thonë bllokohen rrugët e Berlinit njësoj si Kamza apo Kavaja gabojnë rëndë.
Pa u zgjatur po sqarojmë ndryshimet thelbësore:
1- Rrugët e Berlinit apo Parisit bllokohen me traktorë nga traktoristët dhe jo nga deputetët e opozitës.
2- Protestuesit në Berlin qofshin dhe nga parti opozitare nuk mbajnë në bulza apo në postera fotot me portretin ish-kancelarit Kohl apo Ish-Kancelarit Shrëder njeri i akuzuar për korrupsion dhe tjetri i paguar nga Moska. Ata i kanë brakatisur dhe ata i përkasin arkivave të drejtësisë gjermane.
3- Rrugët e Athinës, Parisit apo Berlinit bllokohen kur është orari zyrtar që ti dëgjoj qeveria dhe jo si në Tiranë ku PD proteston vetëm kur është mbyllur ora e punës, janë mbyllur zyrat dhe qeveritarët janë në shtëpi.
4- Deputetët e opozitës në Berlin lëvizin me biçikleta, autobus apo me tren dhe jo me Range Rover apo makina luksoze.
5- Parisi nuk digjet për shkak se Sarkozi është dënuar me burg për korrupsion dhe antarët e partisë nuk hedhin molotov që të lirohet ish-udhëheqësi tyre i korruptuar.
Ndoshta do thoni ju: Në Shqipëri s’ka dialog dhe nuk ka demokraci.Jo gaboheni…… opozita shqiptare e gjeti dialogun me socialistët për të mbyllur “listat e deputetëve” sepse aty fusin emrat e tyre në lista, ndërsa dje nuk e gjetën dialogun me mazhorancën sepse s’duhej hapur rruga e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në BE.
Dialogun PD-PS e gjejnë vetëm për bythën e tyre, jo për jetën e shqiptarëve.