Kronike
Flutura Basha vdiq aksidentalisht në masakrën e Shkodrës, flet e motra: Po shkonin te toka e tyre, bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë
Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila ishte rastësisht në vendngjarje, ku po kalonte me motor me bashkëshortin.
Motra e Flutura Bashës ka deklaruar në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 se ishte fati i tyre i keq.
Sipas saj, ata kishin qenë duke shkuar te toka e tyre. Ndër të tjera ajo zbuloi se gjendja e bashkëshortit të saj, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë.
“Fati i saj i keq, në momente të keq. Bashkimi është keq. Akoma në gjendje rreziku.
Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Ishte dëmtuar shumë kishte marrë shumë plak. Nuk di çfarë të them.
Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.