Politike
Bardhi: Krimi i organizuar ka marrë pushtet falë lidhjeve të forta
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën e tij për mediat nga protesta, tha se Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit.
Bardhi u shpreh se krimi i organizuar ka marrë pushtet për shkak të lidhjeve të forta me politikën, ndërsa tha se ngjarja e rëndë ishte e paralajmëruar nga kallëzimi i njërit prej viktimave.
“Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosdakordësinë tonë për pushtetin që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër me shumicë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë. Ishte ngjarje e paralajmëruar, ishte ngjarje e rëndë, krijon frikë dhe terror për qytetarët, pa shfrytëzuar fatkeqësinë familjare të secilës prej viktimave. U shpreh ngushëllimet. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet. Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë, nëse do të kishte bërë policia detyrën ngjarja do të ishte parandaluar”, tha Gazment Bardhi.