Connect with us

Kronike

EMRI/ 21-vjeçari humbi jetën, arrestohet drejtuesi i mjetit

21-vjeçari, Klajdi Hatija humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksienti të ndodhur në aksin “Fier-Vajkan”. I riu u përplas nga një automjet, ndërsa po udhëtonte me një motomjet.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, Manol Çepele, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Fier-Vajkan”, ku një automjet përplasi një motomjet me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes humbi jetën në spital, ju informojmë se: Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Fier bënë arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, njoftoi sot policia.

Klajdi Hatija u aksidentua ditën e djeshme pasi po udhëtonte me motorin e tij, kur u përplas nga një automjet, i cili u shoqërua në Komisariat. Pas përplasjes i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Por, pas disa orësh nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve duke humbur jetën.

Advertisement