Connect with us

Kosova

SHKOPI MAGJIK/ Departamenti i Shtetit i zhgënjyer me Kurtin dhe veprimet e tij në veri të Kosovës

Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea tha se Departamenti i Shtetit është i zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe veprimet e tij në veri të Kosovës gjatë dy viteve të fundit.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Shea shprehu besimin se një ndryshim i mundshëm në administratën amerikane nuk do të ndikojë ndjeshëm në përparimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai shpjegoi se suksesi i dialogut në masë të madhe varet nga “gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit për të ndërmarrë veprime” dhe se asnjë presion apo diplomacia amerikane nuk do t’i “lëvizte ata nëse nuk janë të gatshëm të lëvizin vetë”.

Ai e ka ilustruar këtë duke theksuar “zhgënjimin në rritje brenda Departamentit të Shtetit në lidhje me Kurtin dhe veprimet e tij në veri të Kosovës gjatë dy viteve të fundit”.

Shea vuri në dukje gjithashtu se Ballkani Perëndimor nuk është një prioritet për SHBA-në, duke pasur parasysh konfliktet dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Indo-Paqësorin.

Ai u shpreh se Uashingtoni ka pritur nga europianet që ata të adresojnë çështjet e Ballkanit Perëndimor përmes procesit të zgjerimit të BE-së. Shea gjithashtu vuri në dukje se, megjithëse Trump pëlqen ta prezantojë veten si një “paqëbërës i mirë” i aftë për të zgjidhur çështjet diplomatike që të tjerët nuk mund të zgjidhin, SHBA-ja kryesisht ka pritur që Evropa të marrë drejtimin.

Shea përmendi gjithashtu se një detyrë kryesore do të ishte të bindte Uashingtonin të ruante pjesëmarrjen e SHBA në KFOR dhe këshilloi Kosovën që të rivendosë marrëdhëniet e saj të bazuara në besim me Shtetet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit janë tensionuar.

Ish zedhenesi I NATO-s  theksoi se ambasadori i SHBA-së Christopher Hill arriti të përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Serbi në Beograd, duke vënë në dukje se presidenti i Serbisë zgjodhi të mos marrë pjesë në Samitin e BRICS në Kazan.

 

Sipas Shea, marrëdhëniet më të ngushta SHBA-Serbi gjithashtu mund të ndihmojnë Kosovën të arrijë një marrëveshje me Beogradin nëse Kurti është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet e mëparshme dhe të kontribuojë në ringjalljen e dialogut Kosovë-Serbi.

Advertisement