Kosova
Integrimi PREJ LETRE i serbëve të Kosovës/ Analistët nxjerrin lakuriq politikën e Kurtit
Sipas komentatorit politik, Agon Maliqi ne veri te Kosoves ka vetem sovranitet prej letre dhe integrimi I serbeve eshte vetem nje flluske sapuni
Gjithsesi, ai beson se eshte Beogradi ai qe ka përgjegjësinë kryesore për nxitjen e serbëve që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
Sipas tij, qasja e Qeverisë së Kosovës shkon në favor të përpjekjeve të Beogradit për ta mbajtur Veriun “si territor të kontestuar dhe për ta ndërkombëtarizuar problematikën e të drejtave të serbëve”.
Edhe për analistin politik, Afrim Kasolli, serbët e Veriut “kurrë me pak nuk kanë qenë të integruar” në shtetin e Kosovës gjatë kësaj dekade se sa këto dy vitet e fundit.
“Natyrisht, për këtë nuk është fajtore vetëm Qeveria e Kosovës, sepse largimi i tyre nga institucionet qeverisëse lokale, gjyqësori etj, është instruktuar me urdhër të Beogradit. Mirëpo, mjerisht Qeveria e Kosovës ka rënë pre e kësaj loje, me vetëdije ose pa vetëdije, kjo nuk ka rendësi” – theksoi Kasolli duke potencuar se “Prej ardhjes në pushtet, Albin Kurti ka ndjekur një strategji rrënjësisht të ndryshme nga ajo që kishte premtuar në opozitë për Veriun, kur pohonte se “dialogu nga poshtë-lartë me serbët e Kosovës, duhet të jetë alternativa e duhur, ndaj modelit të dialogut nga lartë-poshtë, e dizajnuar nga Bashkimi Evropian”.
“Kurti është fokusuar që më shumë problemin e Veriut ta trajtojë me masa policore dhe ligjore” – deklaroi Kasolli