Connect with us

Sport

Mjafton goli i kapitenit, Interi fiton 1-0 kundër Venezias! Napoli +1 pikë në krye

Në “Meazza” Interi fitoi 1-0 ndaj Venezias dhe shkon në vetëm -1 pikë nga kryesuesit e Napolit. Sfida për kampionët në fuqi nuk ishte e thjeshtë, teksa qëndruan në lojë edhe falë Sommer. Minuta e 51 solli golin e Mkhitaryan, që u anulua për pozicion jashtë loje. Duhej e majta e Dimarcos që të harkonte një pasim perfekt për Lautaron, me kapitenin që shënoi golin e vetëm me kokë në minutën e 65-të dhe rihap garën për kreun e Serie A. Fundi mund të ishte dramatik për zikaltërit, me Sverkon që barazoi gjithçka në aksionin e fundit, por kryesorja Caputi pas konsultës me VAR anuloi golin për faull.

U mposhtën nga Atalanta në shtëpi, Conte: Janë më mirë se Napoli, frikësojnë këdo


Napoli pësoi humbjen e dytë këtë sezon në Serie A. Kryesuesit e kampionatit e pësuan 0-3 në shtëpi nga Atalanta, me trajnerin Antonio Conte që foli për disfatën e të tijve.”Duhet të jem shumë i sinqertë, mendoj se ishte performanca e duhur nga skuadra. Janë disa situata në zonë që bëjnë diferencën, që mund të bëjmë më mirë, por nuk mund të fajësoj skuadrën.

Ne i pamë statistikat, ishin të balancuara në total. Ne presuam lart që kërkon shumë enegji, kështu që nuk mund të pyesja për më shumë. Ne jemi ndeshur me një skuadër që sipas meje është më e fortë se ne aktualisht. Ata kanë një skuadër që i frikëson të gjithë”, tha Conte pas ndeshjes.

Roma s’e njeh turpin, Verona e mposht 3-2! Juric ‘mbush kupën’


Në “Bentegodi” Verona fitoi 3-2 kundër miqve të Romës. Duket se me këtë humbje trajneri Ivan Juric ka “mbushur kupën” dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit. Për vendasit shënuan Tengstedt në minutën e 13-të, Magnani në të 34 dhe Harroi në të 88. Ndërkohë që Rocha në fund u ndëshkua me karton të kuq te Verona. Nga ana tjetër Roma barazoi dy herë me Soule në të 28 minutë dhe Dovbyk në të 53′. Pas javës së 11-të Roma e sheh veten në pozitën e 11-të me 13 pikë, duke siguruar vetëm tre fitore, katër barazime dhe katër humbje.

VIDEO/ Lookman ‘del nga shinat’, Atalanta fiton 0-3 kundër Napolit! Gjimshiti mes më të mirëve


Në “Maradona” kryesuesit e Napolit humbën për herë të dytë këtë sezon. Ishte Atalanta me Gjimshitin në fushë që fitoi 0-3 duke kthyer djemtë e Contes me “këmbë në tokë”. “Simfonia” De Ketelaere – Lookman funksionoi në minutat 10 dhe 31, për dopietën e sulmuesit Lookman. Në fundin e sfidës ishte Retegui që shënoi edhe golin e tretë. Paçka humbjes Napoli qëndron në krye, ndërsa me 22 pikë bergamaskët ngjiten në pozitën e tretë. Nota 7.8 për Berat Gjimshitin që ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Advertisement