Connect with us

Aktualitet

Mbyllet Bondsteel/ Trump vlerëson se baza amerikane nuk duhet të ekzistojë më

Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së për statusin e Kosovës  tha se gjate presidencës se tij, Donald Trump dhe administrata e tij kanë paralajmëruar në disa raste për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, teksa prania e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, shihet si garanci për sigurinë e Kosovës.

Nga ana tjeter, David Phillips nga Universiteti i Kolumbias ka paralajmeruar pasoja të konsiderueshme në këtë aspekt, nëse Trump rizgjidhet president.

“Një nga gjërat e para që Trump do të bëjë, është vlerësimi i politikës amerikane dhe i interesave të sigurisë. Unë do të prisja që baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel, të eliminohej gradualisht. Gjithashtu, çdo hap për ta futur Kosovën në NATO, do të pezullohej” – deklaroi Phillips.

Kurse Wisner argumentoi se forcat amerikane përmbushin një rol të dyfishtë në Kosovë, duke vepruar jo vetëm si mbrojtëse, por edhe si simbol i angazhimit të SHBA-së.

“Nuk është mirë të mendosh se çështjet e kësaj natyre zgjasin përgjithmonë. Por, duke pasur parasysh gjendjen e pazgjidhur të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpresoj se trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë pjesë e regjimit të sigurisë, në të cilin jeton Kosova”, theksoi Wisner.

Me një kandidate që nuk e ka pasur Kosovën në portofolin e saj të karrierës dhe me një kandidat të paparashikueshëm në vendime, mbetet e paqartë nëse Kosova do të vazhdojë të ketë një aleat konstruktiv në SHBA, apo do të përballet me pengesa të reja.

Sipas fjalëve te ambasadorit Frank Wisner, Kosova duhet të ketë durim – të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve ekonomike dhe përmirësimin e qeverisjes, pa pasur iluzione se do të njihet shpejt nga Serbia dhe do t’i hapen rrugët për integrim në BE apo OKB.

Advertisement