Kronike
Aksident i rëndë/ Plagosen tre persona, njëri nga të lënduarit mbetet brenda në mjet
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të plagosur.
Gjithashtu njëri prej të lënduarve ka mbetur brenda automjetit dhe po punohet për nxjerrjen e tij. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.