Connect with us

Bota

Fitorja e Trump/ Scholz dhe Macron të shqetësuar: Do të mbrojmë…

Fitorja e Donald Trump ka ngritur shumë shqetësime në Bashkimin Evropian dhe këtë liderët e vendeve të BE-së nuk e kanë fshehur. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, uruan Donald Trump për fitoren e tij historike, por sërish ata komunikuan me njëri-tjetrin rreth shqetësimeve të ngritura.

Scholz tha se Gjermania gjithmonë do të mbetet një partner i besueshëm për SHBA-në, por duhet të marrim masa për kërcënimet që paraqet Rusia në rajon. Ai shprehet se së bashku me Macron ata kanë biseduar gjatë dhe do të fokusohen për të mbrojtur interesat dhe vlerat e BE-së.

Amerika ka votuar. Gjermania mbetet një partner i besueshëm transatlantik. Kjo vlen edhe për kërcënimin e sigurisë që paraqet Rusia në rajonin euroatlantik sipas të gjithë aleatëve të NATO-s. BE-ja tani duhet të qëndrojë veçanërisht afër – dhe të veprojë e bashkuar. Si Kancelar, unë jam duke punuar drejt këtij qëllimi, së bashku me Emmanuel Macron. Ne jemi duke u koordinuar ngushtë me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së – nesër në Budapest dhe në javët në vijim.

Gjermania dhe SHBA ndajnë një partneritet dhe miqësi që është rritur gjatë dekadave. Ne besojmë se jemi më mirë së bashku. Mund të arrijmë shumë më tepër duke punuar së bashku sesa kundër njëri-tjetrit”, tha Scholz.

Po ashtu, Macron tha se së bashku me Scholz do të punojnë për një Evropë më të bashkuar dhe më sovrane.

“Sapo fola me kancelarin Olaf Scholz. Ne do të punojmë për një Evropë më të bashkuar, më të fortë, më sovrane në këtë kontekst të ri. Duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke mbrojtur interesat dhe vlerat tona”, tha Macron.

Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane.

Advertisement