Connect with us

Kosova

Trump rikthen Grenell/ Përplasje direkte me Albin Kurtin, ja nga vjen shpëtimi

Profesori i Raporteve Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, Richard Caplan, duke folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor s’do të jetë lartë në agjendën e Administratës së re, duke shtuar edhe faktin se ende s’dihet se kë do ta zgjedh Trump për ta drejtuar politikën e jashtme.

Profesori i Universitetit të Oxfordit ka thënë se gjërat do të vazhdojnë pa ndonjë ndryshim të madh dhe sipas tij e ardhmja është e parashikueshme.

Ndërkohë mediumi i madh amerikan “Politico” ka publikuar emrat e mundshëm për pozitat kyçe në administratën e dytë që do të drejtohet nga Donald Trump. Ish-emisari presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, janë dy prej emrave që përfoliten si të mundshëm për të zënë karrigen e Sekretarit të Shtetit. Ky emërim siç ka shkruar “Politico”, pritet me shumë kureshtje në Evropë.

Gjithashtu edhe në Kosovë prej kohësh është diskutuar mundësia e rikthimit të Richard Grenell në pushtet si njeri i besueshëm i Donald Trump, për shkak të raportit të acaruar që Grenell ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Grenell është përfshirë në zhvillimet politike në Kosovë edhe gjatë kohës qe nuk kishte kurrfarë funksioni politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vazhdimësi, Grenell ka adresuar kritika ndaj veprimeve të kryeminsitrit Albin Kurti, sa herë që kreu i Qeverisë së Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me Veriun e Kosovës, gjë për të cilën është kritikuar edhe nga administrata e Joe Biden.

Advertisement