Politike
“Tentativë për t’u hedhur hi syve”/ Basha sfidon akuzat e Berishës
Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur liderit demokrat Sali Berisha, i cili gjatë një konference me gazetarët hodhi akuza drejt tij se bëri “grusht shteti” në vitin 2021, pasi kishte marrëveshje me Edi Ramën për të bashkëqeverisur. Po ashtu Berisha tha se Basha kishte marrëveshje dhe me Ramën dhe nëpërmjet njerëzve të Soros në DASH dhe McGonigal e sanksionuan, vetëm se mbrojti interesin e Kosovës.
Ndërkohë, Basha përmes një postimi në rrjetet sociale i konsideron këto akuza si “përralla nga e kaluara” dhe justifike të radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.
Basha shton më tej se Berisha i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, si dhe shton lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuritë.
Basha thotë se ka qenë Berisha ai i cili ka bashkëpunuar me Ramën kundër tij, dhe sipas tij, kjo faktohet edhe nga gjykata amerikane.
Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.
Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.
Përpjekjes qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdontë ciklin e mashtrimeve.
Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.