Kosova
TRUMP DO TA NDAJ KOSOVEN/ Daniel Serwer paralajmëron realitetin e frikshëm
Daniel Serwer, ish-diplomat amerikan, ekspert për Ballkanin dhe professor në universitetin John Hopkins, ka folur për pritshmerite nga admanistrata e re amerikane me rizgjedhjen e Donald Trump si president.
“Mund të ndodhë shumëçka! Mund të përshpejtohet, të ndodhë ndarja e Kosovës. Kosova është rreziku më direct sesa Bosnje Hercegovina dhe Aleksander Vuçic nuk e mbështet plotesisht ndarjen e Republika Srbska pasi mund ti krijoje probleme. Ai dëshiron Kosovën veriore. E ka thënë këtë qartë qekur nisi rebelimin për veriun dhe kur sponsorizoi incidentet atje. Dhe sinqerisht, mendoj se ai edhe mund ta marrë Veriun e Kosoves. Dhe, nëse ia del, kjo atëherë do të lëvizë gjërat në Bosnjë e Hercegovinë, ndoshta edhe në Mal të Zi e ndoshta edhe në Sanxhak! Sepse, në fund te fundit, kur incion ndarjen territoriale, kjo kthehet normë! Kjo është arsyeja pse deri tani amerikanët e kanë kundërshtuar këtë. Por Donald Trumpi do të mund të jetë i tunduar dhe mund ta braktisë këtë praktikë. Mendoj se kjo do të pritet pozitivisht në Banja Lukë, në Beograd, ndoshta edhe në Podgoricë” – theksoi Serwer.
“Une do të isha shume i gëzuar nëse gaboj me parashikimin tim. Do të isha i entuziazmuar që Bosnje Hercegovina të jetë një shtet unik, që Kosova të jetë shtet unik. Por në bazë të kësaj që po vërej, ekziston një prirje e njerëzve të Trumpit të pranojnë ndarjen etno-territoriale ne Ballkanin Perendimore. E dimë këtu se kurdorherë që flitet, sidomos për kufijtë, kjo domethënë luftë! Janë këto ato pasiguritë e moçme, fatkeqësisht! Qe nga shpërbërja e Jugosllavisë po kontestohen kufijtë. Mirëpo, dallimi është se tani amerikanët nuk do të jenë me palët e drejtë, por do te jene me atë të gabuarën” – potencoi profesori amerikan.