Connect with us

Aktualitet

“Politikanët pasurohen, pensionistët varfërohen’/ Pensionistët në protestë para Kryeministrisë

Pensionistët kanë protestuar këtë të martë sërish para godinës së Kryeministrisë, për të katërtën javë rresht, për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik.

Me pankarta në duar si “Punë një jetë, pensioni në dietë”, “Nuk kërkojmë lëmoshë, veç hak”,”Qeveritarët pasurohen, pensionistët varfërohen” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”, pensionistët akuzojnë Qeverinë për nivelet e ulëta të pensioneve që marrin krahasuar me vendet e rajonit dhe iu bënë thirrje edhe pensionistëve të tjerë që të dalin në protestë.

Pensionistët dhe aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”, të cilët janë po ashtu organizatorë të protestë, kërkojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë? Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

 

Advertisement