Bota
Tronditëse/ Do të kryente operacion në hundë, humb jetën në anestezi e reja (Emri)
Një vajzë 22-vjeçare italiane ka humbur jetën gjatë një operacioni në hundë. Sipas mediave italiane Margaret Spada nga provinca e Sirakuzës, vdiq para operacionit menjëherë pas dhënies së anestezisë lokale të kryer në një qendër mjekësore estetike në Romë. Avokati i familjes së vajzës sqaroi se autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes.
Nxitimi për në spital për t’i shpëtuar jetën Margaret Spada-s nuk pati dobi, ndërsa po vijojnë hetimet nga policia gjyqësore për të zbardhur se çfarë ka ndodhur brenda në klinikë.
Policia e NAS ka sekuestruar dokumente dhe barnat. Autopsia e urdhëruar nga prokuroria do të jetë vendimtare për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares. Prokuroria ka nisur edhe hetimet nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.
“Familja e Margaret Spadës është mbyllur në një heshtje të thellë. Në këtë moment dhimbjeje ata ruajnë konfidencialitetin maksimal. Autopsia do të zbardhë shkaqet që shkaktuan vdekjen e të resë”, tha avokati i familjes.