Connect with us

Politike

Dosja Meta mollë sherri në Komisionin e Ligjeve/ Bardhi- Sulës: Tronditët Nikollën…

Në mbledhjen e radhës në Komisionin e Ligjeve u diskutua sërish çështja e buxhetit të vitit 2025. Në rendin e ditës ishte buxheti për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Autoritetit Gentina Sula, e cila debatoi me kreun e grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në lidhje me “Dosjen I.M. (Ilir Meta)”, e cila u bë publike në media në vitin 2022.

Rasti i referohet kur Meta ishte zyrtar i lartë shtetëror që dikur kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por që kishte kaluar filtrat e komisionit dhe nuk dilte i verifikuar në dokumentat aktuale. Bardhi akuzoi Autoritetin se çështja e Metës u keqpërdor politikisht. Ndërsa, më pas ai i tha ish-kryetarës së Kuvendit, Lindita Nikolli se e dha dorëheqjen nga tronditja që pësoi nga letra e Autoritetit. Edhe pse emri i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është i arrestuar për tre vepra penale, nuk u përmend në Komisionin, por përmendja e Letrës së Autoritetit nënkuptonte se po debatonin për “dosjen I.M.”

Ndërsa Sula, iu përgjij Bardhit se Autoriteti nuk është i përzierë me politikën. Por, ajo tha se “dosja I.M.”, kishte shqetësuar Komisionin dhe përë këtë arsye e ngritën si shqetësim.

Pjesa e diskutimit për “Dosjen I.M.”

Gazment Bardhi: Para dy vitesh sollët një letër dhe tronditët Lindita Nikollën, ishte e para dhe e vetmja konferencë për shtyp e Lindita Nikollës. Na shqetësoi shumë në fakt se kishte pësuar një tronditje të thellë psikologjike dhe njerëzore. Një nga arsyet që Kuvendi ju jep paratë është të bëni atë funksion që ju jep ligji dhe të mos ngatërroheni me politikë. Në mënyrë të beftë para 2 vitesh nxorrët një letër nga sirtarët, ja çuat kryetares së Kuvendit, ajo doli mblodhi kryetarët e grupeve dhe më tej në konferencë për shtyp nxori letrën që ju dyshohet se kishit zbuluar një gjë të madhe, tronditëse, dhe shfaqi gjithë trontitjen e vetë psikologjike njerëzore politike, e me radhë u mor propaganda e qeverisë nja dy muaj dhe më tej u harrua.

Ju që e vutë në lëvizje nëpërmjet një e-maili anonim, a ku di unë dhe ça u bë me të, se futët opinionin pubklik në diskutim politik nja tre a gjashtë muaj, qartazi në mënyrë të keqpërdorur dhe më tej e latë atë çështje në harresë.

A mund të na thoni çfarë u bë pas dy vitesh më atë, se na tronditët Lindita Nikollën dhe me gjasa atë tronditje psikologjike dhe dorëheqjen për shkak sëmundjes e ka nga ajo tronditje që pësoi nga letra juaj dhe deri në tërheqje nga Kuvendi. U shokua Taulant Balla, lidhi kokën me shami, nuk ngeli njeri pa u shokuar nga PS, u trondit nga letra juaj dhe pastaj ngeli ajo çështje aty. Mund ta dimë çfarë është bërë, sepse kjo vë në pikëpyetje pavarësinë tuaj nga politika, apo për faktin se ju jeni politikisht të keqpërdorur për propagandë dite nga politika.

Ju jeni të keqpërdorur nga politika dukshëm. Mos u ngatërroni me politikën, ndaj ju jepet buxheti. Në atë çështje patët keqpërdorim politik, kishte vetëiniciativë nga ana juaj, krejtësisht të pakërkuar, s’ishte fare puna juaj. Dhe nga ana tjetër një harresë, nuk flasim, s’kemi folur më për të. Nja 3 muaj ziente ky Komisioni i Ligjeve, ziente Lindita Nikolla dhe kishim hall ta qetësonim. Tani e keni përfunduar atë çështje, çfarë është bërë me të, a e qetësuat Nikollën?

Gentiana Sula: Distancohem nga ato interpretime që bëtë, ne tërësisht jemi të papolitizuar. Ne jemi të shkëputur nga politika, s’merremi me politikë, asnjë kontakt dhe ndikim politik. Çështja në fjalë na kishte shqetësuar edhe më herët, e kishim ngritur me shkresa të posaçme, gjithmonë, këtu, në Komision, se di a keni qenë edhe ju pjesë, që kishim shqetësim në lidhje me verifikimin e figurave. Ishte një çështje që na kishte shqetësuar edhe më herët. Ne kishim një shqetësim, që klauzola e mburojës së komisioneve Bezhani e Mezini binte ndesh me punën tonë të përditshme, atë që hasnim për figurat e larta.

Ata figura që kishin kaluar filtrin Bezhani-Mezini nuk ishin të verifikueshëm dhe na dilnin në dokumentet tona si të tillë. Dhe na ndodhte që ato duke pasur pastërti figure na dilnin në dokumentet tona të paverifikueshëm, në dokumentet që ne i shërbenim për publikun. Ngritëm shqetësimin për verifikimin e disa figurave. Ato figuronin në dokumentet tona dhe kishim 6 raste të reja, që e kishin kaluar komisionin Bezhani-Mezini, por na dilnin ne dhe ne informuam Kuvendin për rastet e konstatuara sepse Mezini-Bezhani binte ndesh me procesin tonë dhe ne njëherë informuam Kuvendin.

Patëm mbështetje nga Kuvendi dhe kjo u duk sepse u çliruam nga klauzola Mezini-Bezhani dhe rezoluta e Kuvendit na ndihmoi, duke kontaktuar institucionet që kishin bërë verifikimet e mëparshme, është bërë riverifikim figurash, kemi bërë njoftime publike, dhe ndodhi ndryshimi ligjor, rezoluta, raporti i përmbledhur i verifikuar që sollëm në Kuvend, u hapën dhjetëra kuti se si ishin bërë herën e parë verifikimet e tyre.

Mendoj se kemi bërë shërbim politikës së lartë edhe këtu. Kemi bërë një raport mund ta lexoni. Ne kërkesë për verifikim figure për personin në fjalë nuk kemi pasur, nëse ka pasur do marrim vendimet tona. Ne nuk është se nuk patëm ndryshime të punës. U hoq klauzola e Bezhani e Mezini, u çliruam nga ajo klauzolë.

Advertisement