Bota
Donald Trump shpërblen Elon Musk, emërohet në krye të ‘DOGE’
Nju Jork- Një javë pasi është zgjedhur për herë të dytë si President i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur të “lëvizë letrat’ e tij për njerëzit me të cilin do drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Ashtu sikurse gjatë fushatës elektorale, duket se numri dy, do të jetë manjati i teknologjisë motorike dhe industrisë hapësinore, Elon Musk.
Trump shpërblen Musk, emërohet kreu i departamentit të ri për Efikasitetin e Qeverisë”, shkruan “La Repubblica”.
Nuk ka detaje të hollësishme mbi kompetencat e këtij sektori qeveritar, por duket se Musk do të mbikëqyrë punën e kabinetit të Trump, pra do të jetë si një “qen roje” i tij në administratë.
Dhe tani të gjithë e kanë mëse të qartë:
“Trump do të emërojë vetëm aleatë besnikë në qeveri, të cilët i garantojnë atij të zbatojë axhendën e tij në praktikë pa mendime të dyta personale”.
Ashtu siç bëri me Elon Musk, i cili së bashku me Vivek Ramaswami do të drejtojë “Doge”, pra departamentin për efikasitetin e qeverisë, i cili do të duhet të garantojë funksionalitetin e makinës shtetërore.