Pinknews
“Ma kanë shpifur këta mentorët”- Përplasje mes dy aktorëve: Do të dal nudo tek Sheshi Skënderbej nëse s’të pëlqen trajnimi im
Ermal Mamaqi dhe Julian Deda kanë patur një përplasje virtuale kjo pas një video që Ermal Mamaqi i drejtoi Julian Dedes ku sipas tij ky i fundit kishte “ofenduar” punen e tij tashmë si Motivues.
Pas asaj videoje Juli ka ka replikuar mes ironisë ku sigurisht shihet një indinjim dhe siç duket miqësia shumë vjeçare e tyre ka marrë fund.
Si fillim Ermal Mamaqi, ka reaguar lidhur me disa deklarata të kolegut të tij, Jul Dedës, për trajnimet dhe videot motivuese që ai bën në rrjetet sociale.
Në një video mesazh në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi shprehet se është mërzitur me Jul Dedën për shkak se ka bërë dy herë video “në përgjithësi” në rrjetet sociale, kur shumë kanë menduar se kanë qenë “thumba” për Ermalin.
“Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, thotë ai. Sipas Ermalit, Jul Deda është mërzitur me Ermalin pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent. Në atë mesazh drjetuar Heidit, duket se Ermali mbëshjtestë këtë të fundit dhe thumbonte Julin.
Por, sipas aktorit mesazhin në BBV nuk e ka nisur ai, ndërsa thotë se për këtë situatë ka bërë dhe një video sqaruese. “Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”. Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove”, tha Ermali.
Më tej ai ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimet e tij duke thënë: Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.
Pas kësaj aktori Deda i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar Mamaqit të sqarojë qëllimin e vërtetë të videove të tij. Në reagimin e tij, Jul Deda e vë në dukje se megjithëse Mamaqi është i lirë të bëjë video të ndryshme, duhet të sqarojë për kë i drejton ato.
“Pse ishe i mërzitur me mua, Ermal?” – pyet Jul Deda, duke theksuar se marrëdhënia e tyre profesionale dhe miqësore prej 10 vitesh nuk duhej të ndikohesh nga disa video të publikuara “në përgjithësi.” Ai ironizoi duke shtuar se publikut i mungon Ermali i dikurshëm dhe shtoi se njerëzit e arritur në karrierë nuk duhet të kenë mllefe.
Jul Deda ironizoi edhe bastin e vendosur nga Ermali, duke thënë se nuk dëshiron që të bjerë në një nivel ku “t’i shohin njerëzit lakuriq.” Me batutë, ai i drejtohet Mamaqit: “Nuk është se je një pamje që i jep kënaqësi publikut.” Në përfundim, ai përmendi Gentin dhe grupin “The SHBLSH”, duke shtuar se do të flasë personalisht me të për këtë situatë, duke e lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje pozitive mes tyre.
Deklarata e Jul Dedës:
Ma dërguan videon që kishe bërë për mua; ke treguar shumë kujdes, pavarësisht nga thelbi. Nga një anë qesha me lot, nga tjetra u preka. Më vjen keq që nuk mund të bëj një video si e jotja. E di që mund të mendosh se kam diçka me ty, por pyetja ime është: kujt ia jep këtë sqarim, Ermal? Kjo video është bërë për mua në mënyrë personale. Njerëzit largpamës duhet ta shmangin personalizimin e gjërave. Pse ishe i mërzitur me mua, Ermal? Unë të vlerësoj, ashtu siç më vlerëson dhe ti. Kemi punuar bashkë për 10 vjet, njohim mirë njëri-tjetrin dhe kemi trajtuar shumë fenomene bashkë. Dhe tani u mërzite se ndoshta u mora një ose dy herë me ty?
Të lutem, dil në temë: ku e ke hallin tamam? E di që “mllef” është fjalë e huaj për mua. Ti e di shumë mirë, thua se njerëzit e arritur në karrierë nuk kanë mllefe. Tani më thuaj: kam mllef, apo nuk kam? A duhet të besoj që ke arritur në karrierë, apo që ke mllef? Si ndihesh ti vetë? Publikut i mungon Ermali i dikurshëm, dhe për çështjen e suksesit mund të diskutojmë. Ke filluar dhe me baste… ç’është ky bast?
Unë këtë bast nuk ta pranoj, sepse nuk dua t’i shohin njerëzit dhëmbët, kur të të shohin lakuriq. Nuk është se je një pamje që i jep kënaqësi publikut. Ti pa dashje më dhe një përgjigje pozitive; tani presim edhe Gentin. Për Gentin mos u shqetëso, do flas unë me të.