Aktualitet
“Keni futur molotov e nuk pranoni…”/ Koreshi përplaset me gazetarin: Ilir Beqaj…
Gazetari Flogert Muça në një studio televizive komentoi detaje nga Komisioni Hetimor i Shëndetësisë që është mbajtur dy ditët e fundit ku tha se opozitës nuk i ka interesuar të zbardhë asgjë për sterilizimin, duke e akuzuar për lojë.
Ndërkohë deputeti Saimir Korreshi tha se komisioni është bllokuar nga mazhoranca. “Ka rënë rendi Kushtetues”, tha Korreshi.
Debati:
Flogert Muça: Politika është një lojë e madhe ku secili bën atë lojën e tij. Por nuk mund të vijë z. Korreshi të bëjë sikur është qelibar dhe pastaj na thotë që 90% e gjërave bëhen poshtë tavolinës. E dyta tregon se keni një kompleks, duke i thënë Beqajt mos i nxirr ato të 2009-ës se dalim keq ne. Ju shkelni rregulloren e Kuvendit, ju nisni flisni për procedura, por vetëm për atë nuk flisni. Tani ju i kërkoni Beqajt si të flasë. Po slidet nuk janë molotovë, ju keni futur në Kuvend edhe molotovë. Këtyre nuk u intereson fare të zbardhin asgjë për sterilizimin, opozita po bën lojë aty. Këta e dinë që nëse do të bëhet një zbardhje të aferave do e bëjë SPAK, por këto nuk e njohin SPAK. Atje u bë tallava me Albanën, jo komision hetimor. Ku keni parë ju që Kryetarja e një komisioni ti thotë një dëshmitari hajdut? Po ku keni parë ju që kryetarja e komisionit ti thotë kolegut të saj hajdut?
Saimir Korreshi: Ato slidet që donte të paraqiste Beqaj nuk ishin objekt i hetimit parlamentar. Unë nuk i kam thënë SPAK ndonjëherë organizatë kriminale dhe që në fillim kemi marrë miratimin e Prokurorisë lidhur me dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë. Që ta dish, socialistët e kishin ndarë mendjen që s’donin ti jepnin jetëgjatësi këtij komisioni hetimor. Nuk i dhanë kohë as komisionit për të hartuar dhe miratuar Komisionin. Ne na duhet dëshmia e Ilir Beqjas, ashtu sikundër na duhet dëshmia e të gjithë aktorëve pjesëmarrës. Mazhoranca e ka bllokuar këtë komision, praktikisht ka rënë rendi Kushtetues. Në asnjë vend të Botës nuk ndodh që thërritet Kryeministri dhe nuk paraqitet, ai e di sikur e ka bahçen e vet.
Shpendi Gashi: Nuk kam pritur asnjë rezultat nga një institucion shterpë siç është kthyer Kuvendi i Shqipërisë. Qoftë edhe sikur një person të jetë i dënuar, bie nocioni i parlamentarizmit, intelektualizmit. Për çfarë më duhet mua të dëgjoj Ilir Beqaj, kur e di që politikat shëndetësore do të jenë aty sikundër janë, pra nuk ndryshon gjendja. Këtu çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.