Brazili ngec në barazim me gola, Vinicius gabon nga pika e bardhë dhe bën sherr me arbitrin
Në “Monumental de Maturin”, Venezuela ndali 1-1 Brazilin. Raphinha me një supergol kaloi në epërsi miqtë, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë Segovia barazoi rezultatin. Vinicius mund të ishte kthyer në hero për Brazilin, por gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 62-të. Më pas ylli i Real Madrid pati edhe një sherr me arbitrin kolumbian Rojas, por ia hodhi paq pa karton të verdhë. Me 17 pikë Brazili ndodhet në vendin e tretë.