Connect with us

Aktualitet

Tha se nuk e kishte “dashuruar” kurrë/ Fansat e Sarës “i hakmerren” Ledrit

Mbrëmjem e djeshme, gjatë një interviste për programin e ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, Ledri Vula foli për herë të parë publikisht për ndarjen nga Sara Hoxha.

Ai tregoi se ndarja e tyre ka ndodhur një ditë para pandemisë, po të njëjtën periudhë që Sara i tregoi se është në pritje të ëmbël

Mes gjithë rrëfimit të tij, diçka e papritur i ka ndodhur reperit Vula.

Duket se publiku nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat e Vulës për ish-partneren e tij, ç’ka ka sjellë që ai të humbasë mbi 4 mijë ndjekës në Instagram.

Nga ana tjetër, programi i Arbanës ka arritur të grumbullojë mbi 800 mijë shikime në më pak se 24 orë.

Advertisement