Sport
Braktisja e ndeshjes, Kosova pritet të humbasë në tavolinë! Fiton dinjiteti dhe shpirti i kombit
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës për Ligën e Kombeve e zhvilluar në Bukuresht u ndërpre dhe nuk do vijojë më për shkak të thirrjeve raciste që ultrasit vendas bënë kundër shqiptarëve në mënyrë të përsëritur. Edhe pse vendimi për mos dalë në fushë dhe pse loja donte vetëm një minutë të përfundonte dhe rezultati ishte 0-0 me dominimin e Kosovës, shqiptarët tej Drinit mund ta humbasin ndeshjen në tavolinë.
Por çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?
Neni 29 i UEFA-s refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.
Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.
Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.
Neni 29.02
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.
Neni 29.05
Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.