Sport
‘Ta dinë të gjithë se Kosova nuk është Serbi’
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas bratisjes së ndeshjes me Rumaninë.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë Kosova është Serbi”, u shpreh Rrahmani.
Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë duke theksuar se Kosova është Kosovë.
Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim. Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. Ne përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra.
Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë dhe kaq! Gjithçka duhet të marrë fund tani”, theksoi futbollisti.
Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.