Pinknews
Shkak suksesi i emisionit të ri? Ledioni ndalon të përmendet emri i Arbanës në Top Channel
Arbana Osmani iu rikthye asaj që di të bëjë më mirë; të argëtojë publikun nëpërmjet emisioneve.
Ajo publikoi mbrëmjen e të enjtes episodin e parë të “Mirëmbrëma Yje”, ku të ftuar ishin Ledri Vula dhe Alban Skënderaj.
Dy artistët rrëfyen gjëra të pathëna më parë, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku — ç’ka u reflektua me numrin e madh të klikimeve që kjo puntatë arriti, mbi 1 milionë shikime në më pak se dy ditë.
Mirëpo këtë sukses të madh të Arbanës, drejtuesit e Top Channel nuk e kanë përjetuar dhe aq mirë — të paktën këtë kanë lënë të kuptohet me veprimet e tyre në çdo platformë që ky televizion ka.
Përpos faktit që Lori & Sara Hoxha nuk shprehën asnjë mbështetje për emisionin e ri të Arbanës, përfshirë Ledion Liçon, moderores nuk i është dedikuar asnjë artikull në gazetat e këtij televizioni. Por jo vetëm kaq: Edhe në një artikull që flitet për rrëfimin e Ledri Vulës për ndarjen nga Sara Hoxha, emri i Arbanës si edhe emisioni i saj nuk është përmendur në asnjë pjesë të artikullit.
“Në intervistën e bërë së fundmi”- kështu nis artikulli, ndërsa si Arbana ashtu edhe emisioni i saj nuk është përmendur asnjë moment, pavarësisht se rrëfimi i Ledrit u bë në emisionin e saj.
Madje edhe kur përmendet fjala “pyetje”, nuk e tregojnë se ua ka drejtuar Arbana.
Me këto veprime është konfirmuar çdo dyshim për prishje raportesh mes Arbanës dhe drejtuesve të Top-it.
Nga ana tjetër, Arbana i dedikoi një postim Ledionit natën e nisjes së Big Brother VIP Albania 3, duke i uruar suksese.