Kosova
Amerikani premton zgjidhje të shpejtë/ Zhduket kolapsi Kosovë-Serbi
Për shumë vëzhgues dhe njohes te Ballkanit, nese administrate e re amerikane do ta coje perpara idene e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise, gjithçka do të varet se kush do të jetë në krye të politikës të jashtme dhe çfarë saktësisht do të çojë përpara administrata amerikane në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, përballë luftës në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, shumë të tjerë kanë konsideruar se rajoni nuk do të jetë prioritet i lartë.
Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, njëherësh njohës i zhvillimeve në rajon, duke komentuar rreth kandidatëve potencialë për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, dhe ndikimit të tyre në konfliktin Kosovë-Serbi, mendon se emërimi i Rubios mund të jetë pak më pozitiv se emërimi i Richard Grenellit.
Nga ana tjetër, Frank Wisner, ish-emisari që ka ndërmjetësuar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit para pavarësisë së Kosovës, duke folur rreth orientimit potencial të politikës së jashtme amerikane në katër vjetët e ardhshme, vlerëson gjithashtu se Ballkani Perëndimor do të jetë larg prioriteteve të administratës së dytë të Trumpit.
“Rubio do të ketë një listë të gjatë të prioriteteve të politikës së jashtme përpara se të trajtojë Ballkanin Perëndimor. Atij gjithashtu do t’i duhet kohë për të zgjedhur një ndihmëssekretar për të punuar së bashku në hartimin e politikave”, deklaroi Wisner.
Ndryshe, përballë një të ardhmeje të pasigurt për shkak të paparashikueshmërisë së Trumpit, disa shpresojnë se kursi i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë, ndërsa të tjerët druhen se rajoni mund të përballet me një varg problemesh nëse Uashingtoni tërhiqet nga roli i përhershëm e historik si garancë për paqen dhe stabilitetin rajonal.