Connect with us

Aktualitet

Masakruan shqiptaren shtatzanë, dalin në gjyq partneri i 41-vjeçares e shoku i tij

Ka nisur me tensione dhe përplasje mes palëve procesi në Gjykatën e Selanikut për vrasjen e shqiptares Gjeorgjia Murati, e cila u ekzekutua nga partneri i saj. Në stolin e akuzës për vrasjen e 41-vjeçares, e cila ishte dhe shtatzanë, janë ulur partneri 39-vjeçar i viktimës dhe shoku i tij 34-vjeçar. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerja e shtatzënisë, prishje e skenës së krimit dhe përdorim i paligjshëm i armëve të zjarrit.

Sot, para gjykatës, të dy të pandehurit iu qëndruan pretendimeve të tyre kryesore. Partneri i viktimës tha se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa shoku i tij shtoi se nuk e kishte kryer ai vrasjen. Menjëherë më pas dëshmoi edhe vëllai i 41-vjeçares.

Tregues i tensioneve në sallë ishte numri i madh i punonjësve të Policisë që kishin rrethuar dëshmitarin teksa fliste në sallë. Ai tha se partnerin e të motrës e kishte parë vetëm 5 herë, por kishte dalë në përfundimin se nuk e “pëlqente” fare si personazh.

Motra ime punonte dhe i akuzuari tha se ishte duke punuar. Ajo nuk kishte komoditet financiar. E dija se ishte shtatzënë dhe se së fundmi po ndjehej e pakënaqur në marrëdhënien e saj,“-tregoi ai.

Në gjyq foli edhe e motra e të akuzuarit, e cila u shpreh se: Vëllai im ishte i dhunshëm, më godiste shpesh. Lajmin për zhdukjen e Gjeorgjisë e mora vesh nga televizioni dhe më bëri përshtypje mënyra se si foli vëllai pasi tregonte se ai fshihte diçka por nuk ishte i shqetësuar. Po ta kisha njohur viktimën do e kisha paralajmëruar që të qëndronte larg vëllait të saj pasi e njihja karakterin e tij. Ishte gjaknxehtë dhe manipulues. Më rrihte keq dhe shkoja shpesh në spital. Ai ka pasur sjellje agresive edhe ndaj gruas së dytë. Nuk e kam kuptuar pse e vranë, motivi definitivisht nuk ishin paratë. Dua të di pse e vranë.

Sipas gjetjeve të mjekësisë ligjore, gruaja, e cila ishte 7 javëshe shtatzënë, ka pësuar tre plagë vdekjeprurëse me thikë në zonën e qafës së mitrës dhe qafës. Vrasja është kryer ditën e ndërrimit të viteve, në banesën e 39-vjeçarit, në Kalamaria. Nga hetimet e para mendohet se motivi i autorëve duket se ka qenë grabitja e parave që ajo mbante në shtëpi.

Procesi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Advertisement