Aktualitet
14-vjeçari u vra sot me thikë në zemër, si “Fan Noli” propagandonte sigurinë në shkolla
Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme, 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” ku janë konfliktuar tre 14-vjeçarë, për pasojë ka mbetur i vrarë një prej të miturve.
Tre të miturit janë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa nga burimet bëhet me dije se konflikti mes adoleshentëve ishte i hershëm në kohë. Gjithashtu ajo që dihet është se shkolla 9-vjeçare kishte dhe një oficere të sigurisë, për të siguruar mbrojtjen e nxënësve dhe shmangien e një konflikti me fund tragjik si ky i sotmi.
Gjithashtu ky institucion, zhvillonte orë ndërgjegjësimi për nxënësit me temën “Të Drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve”.
Jo më larg se tre ditë ishte zhvilluar kjo orë ndërgjegjësimi me klasat e 8-ta me qëllim mësimin e të drejtave të tyre si dhe mënyrat se si mund të mbrojnë veten.
“Mbajtja e një ore ndërgjegjësimi për nxënësit e klasës së 8-të mbi temën “Të Drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve” është një hap i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat e tyre si fëmijë dhe për t’i informuar mbi mënyrat se si mund të mbrojnë veten.
Pjesëmarrja e oficeres së sigurisë së shkollës kontribuon në sigurinë dhe seriozitetin e kësaj teme, duke i bërë nxënësit të ndihen të mbështetur dhe të sigurt për të ndarë shqetësimet e tyre. Gjatë këtij takimi mund të jenë diskutuar tema si: Të drejtat themelore të fëmijëve, bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Mënyrat se si fëmijët mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të kërcënuar ose të keqtrajtuar. Rëndësia e respektimit të privatësisë dhe integritetit personal.
Roli i shkollës, mësuesve dhe oficerit të sigurisë në krijimin e një mjedisi të sigurt. Kjo nismë ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre dhe i përgatit për të qenë qytetarë të ndërgjegjshëm që dinë si të mbrohen në situata të ndryshme.” – postimi shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.