Connect with us

Kosova

Trump flet për hapat e gabuar në dialog/ Kosovë-Serbi, qendra e pushtetit

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, theksoi për median serbe NIN tha se tani rajoni I Ballkanit Perendimor po mendon për lëvizjet e mundshme të Donald Trump në katër vitet e ardhshme

“Në këtë kontekst më së shpeshti diskutohet për planin e pretenduar të demarkacionit, sipas të cilit veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë, kurse Lugina e Preshevës Kosovës. Dikur, gjatë mandatit të parë të Trump, Vuçiq dhe Hashim Thaçi e negociuan këtë, kështu që me te drejte disa shpresojnë se një plan i tillë mund të jetë sërish në tryezë. Problemi me atë marrëveshje është se do të kishte pasoja afatgjata në rajon dhe më gjerë. Sepse shkëmbimi i territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hapte automatikisht çështjen e Republikës Srpska. Dhe nëse Republika Srpska mund të ndryshojë statusin e saj, pse nuk mund ta ndryshojë Katalonja, Skocia apo ndonjë vend tjetër. Një gjë tjetër që do të pengonte ringjalljen eventuale të planit për zëvendësimin e territorit është se sot situata në veri të Kosovës është dukshëm më ndryshe nga sa ishte para pesë viteve. Te mos harrojme se nderkohe Vuçiq dhe Kurti bërë një sërë lëvizjesh që ndryshuan në mënyrë drastike situatën në terren. Serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës dhe Prishtina e mbushi vakumin me njerëzit e saj. Sot kemi policinë e Kosovës në veri dhe nuk kemi dinarë, targa, posta dhe banka. Në rrethana të tilla shtrohet pyetje e madhe nëse Albin Kurtit do t’i shkonte per mbare ndonjë ndryshim i kufijve” – theksoi Popov duke shtuar se megjithatë, kjo në vetvete nuk do të thotë se bashkëpunimi me Trump do të shkojë pikërisht ashtu siç shpreson Beogradi.

“Nuk duhet të habitet askush nëse SHBA nën Trumpin fillojnë të rrëshqas nga karrigia e politikës së jashtme me të cilën është mësuar Beogradi” – theksoi Popov.

Diplomati Srećko Gjukiç u shpreh se pozicioni ideologjik i Trump, edhe pse i lidhur me disa aktorë politikë në rajon, nuk do të thotë domosdoshmërisht përçarje radikale e status quo-së. Sipas tij gjërat në botë janë shumë më komplekse sesa i shohin disa politikanë në rajon.

“Trump patjetër do të largohet nga politika e administrates Biden, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Ata sigurisht kanë prioritete gjeopolitike shumë më të rëndësishme se rajoni I Ballkanit. Në çdo rast, derisa të shohim lëvizjet e para të Trump në nivel ndërkombëtar, e gjitha cfare mendojme e supozojme eshte një llogari pa hanxhi” – potencoi Popov.

Advertisement