Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë në drejtim të një mjeti në Shkodër, dyshohet për një atentat të mbetur në tentativë

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Stom Golem ndërsa një person ka raportuar në polici se ka dëgjur të shtëna me armë zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja është ende e paqartë ndërsa dyshohet për një atentat me armë zjarri të mbetur në tentativë. Sipas denoncuesit dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. Më tej raportohet se nuk ka patur dëme në mjet.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Advertisement