Connect with us

Politike

‘Beteja është ballë për ballë’/ Apeli la në fuqi masat e sigurisë, Kryemadhi mesazh SPAK

Kryemadhi: Kalkulimet dhe analiza financiare rezulton që të falsifikojë pasuritë tona. Sigurisht që prokurorët ishin të papërgatitur për këtë gjë. Unë sot kam përmendur se me emërimin e kryepokurorit të ri, në portin e Durrësit nuk është kapur asnjë gram kokainë. Porti i Durrësit është një nga portat hyrëse të drogës. Beteja është ballë për ballë dhe do të përballemi me të gjithë sistemet e drejtësisë. Falsifikimet që janë përdorur nga kjo dosje. Nga ana tjetër dua t’ju bëj me dije se çështja e inceneratorit të Tiranës do të vijojë që të tregojë se SPAK është një strukturë e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zotit Meta i bie çështja e deklarimit të pasurisë. Sigurisht që Ilir Meta u njoh pasi e bëri fjalën e tij kur thashë këto deklarata në sallën e gjyqit. Në letërporosinë që ka ardhur nga Çekia, njoftohet se Meta nuk ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. S’ka lidhje Ilir Meta me Adrian Shatkun, ai është kushëriri im. Të gjitha mesazhet janë nxjerrë nga konteksti. Sa i përket kartës, unë kam përdorur iTunes, se unë nuk i edukoj dot hetuesit e SPAK. Hetuesit kanë hyrë në një rrugë që nuk dalin më mbrapa,  ndaj duan që të ruajnë këtë gjë. Por arbitrariteti nuk i bën më të fortë. E bën të korruptueshëm në opinionin publik. Ajo që dua të theksoj është që të gjithë gjyqtarët janë nën presionin e SPAK. Sepse nëse dalin kundër iu fillon hetimi pasuror. Unë nuk merrem më me politikë, por me sensibilizimin. Nuk kam ndonjë dëshirë për të kandiduar, por do të bëj gjithçka që të mos garojnë njerëzit e paduhur. Unë nuk e kam mbështetur SPAK, por letrat ngelin, prokurorët dhe gjyqtarët ndryshojnë.

Advertisement