Aktualitet
Protesta para parlamentit/ Pensionistja: Kryeministri, armiku i betuar i shqiptarëve
Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë.
Ndërkohë mësohet, se protestuesit kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që mbeti viktimë e një sherri ditën e djeshme pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Opozita po proteston jashtë ambjenteve të parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025. Deputetët e opozitës kanë dalë haptas kundër miratimit të buxhetit, të cilin e konsiderojnë antisocial.