Connect with us

Kosova

Kurti, ndër më të rëndësishmit në botë/ Kush mendon ndryshe, ka ndryshuar ADN e shqiptarit

Ministri shqiptar i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka thurur lavde për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është ndër kryeministrat më të rëndësishëm në botë për shqiptarët dhe se kush mendon ndryshe “ka ndërruar ADN e shqiptarit”.

Këto komente, Taravari i ka bërë duke mbrojtur Kurtin nga kritikat e shumta që iu bënë atij, teksa pti deklaruar se Gjuha Shqipe nuk rrezikohet në RMV dhe se e njëjta nuk është zyrtare atje.

Pas kesaj deklarate pati reagime të shumta, duke filluar nga aktorët politikë shqiptarë në opozitë në RMV, por edhe nga opozita në Kosovë.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, reagoi duke thënë se gjuha shqipe është zyrtare dhe do të mbrohet.

Kreu i BDI-së theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur përmes gjakut të dëshmorëve, ndërsa është jetësuar me djemtë më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) që vazhduan idealin e tyre në BDI.

Ndërsa, deputeti shqiptar në Parlmentin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e “Frontit Evropian”, Ziadin Sela ka thënë se pasi ka dëgjuar deklaratën e Kurtit, iu kthye ndjesia e keqe që kishte në kohën e diferencimeve politike të pasviteve 1981, ku kryefjala e lajmeve niste me shqiptarë që flisnin për nacionalizmin, shovinizmin, irredentizmin e separatizmin shqiptar.

Sela, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo deklaratë i kujton kohët e rënda për shqiptarët nën sundimin jugosllav, ku shqiptarë, shërbëtorë besnikë të regjimit, shfaqeshin nëpër televizione dhe flisnin për nacionalizmin e irredentizmin shqiptar.

Advertisement