Connect with us

Kronike

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, 3 të tjerë në kërkim

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës , Ardian Kona, teksa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Roli”, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.

Policia njofton: “Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

Bled Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Advertisement