Politike
Fatbardh Kadilli: Rama më i preferuari nga votuesit shqiptarë! Berisha i ka lodhur njerëzit
Fatbardh Kadilli foli për fushatën parazgjedhore të Edi Ramës, Sali Berishës dhe partive të vogla politike.
Kadilli tha se Berisha dhe Rama janë projekte që i kanë stërmunduar shqiptarët ndër vite. Por sot, sipas tij më i pranueshëm dhe i preferuar vazhdon të jetë Rama.
“Simpatia për viktimën është një gjë tjetër, solidariteti me atë që perceptohet si një viktimë është gjë tjetër dhe projekti politik i opozitës është gjë tjetër. Berisha prej 30 vitesh ka një aftësi të transmetojë energji te mbështetësit e tij, por projekti i tij politik ështe projekti i PD-së së Sali Berishës.
Po ky nuk është realiteti i vetëm opozitar. Kjo është fatkeqësia më e madhe e opozitës sot. Sepse Berisha është ndarës edhe me opozitën. Kemi shumë realitete të brishta, që kanë më tepër pozitivitet në përthithjen që bën elektorati sesa projekti i zotit Berisha dhe mënyra si ai bën politike. Ai i ka lodhur njerëzit shumë më tepër sesa pushteti i Edi Ramës.
A do i lodhë këto muaj para zgjedhjeve, Edi Rama? Po. Por zoti Berisha i ka lodhur ata të PS-së, por edhe këta të opozitës. Në sondazhin e fundit që pashë, pyetjes: Cila forcë politikë mendoni se e nxjerr Shqipërinë nga situata ku ështe? Partia Socialiste dhe Edi Rama merrnin 27%, PD-ja 19.2/% dhe të gjitha partitë e opozitës të mbledhura bashkë 19%.
Pra alternativa jo berishiste në opozitë, ka peshë në elektorat sa ka Berisha. A ka forcë dhe njerëz për t’u bashkuar dhe për të bërë një projekt? Kjo është çështje tjetër. Por projekti i zotit Berisha dhe ai i zotit Rama janë projekte që i kanë stërmunduar shqiptarët ndër vite.
Por sot më i pranueshmen dhe më i preferuar vazhdon të jetë Rama. Pjesa e re, ende nuk po lind. Sot jemi në këtë situatë. Projekti i Berishës sot është rrëzimi i Ramës. Jo more Rama nuk rrëzohet, por zëvendësohet”, tha Kadilli