Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Martinit/ Meta thotë ‘unë i bie më të fortit’, gangsterllëku quhet vlerë, ky sistem promovon llumin

Ergys Mërtiri, teksa komentoi vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, tha se në shoqërinë tonë kush dhunon, respektohet.

Mërtiri tha në rubrikën Opinion në News 24 se gangsterllëku në Shqipëri quhet vlerë, duke shtuar se sistemi ynë promovon “të fortët”.

“Dhuna dhe gangsterllëku në Shqipëri janë vlerë. Fenomeni i dhunës është i përhapur në vendin tonë. Edhe mënyra si përdoret Tik Tok tregon kulturën e gangsterit në Shqipëri.

Ilir Meta thotë ‘unë i bie më të fortit’. Ai që dhunon respektohet në këtë shoqëri, ai fiton para, bëhet deputet, bëhet drejtor. Ky sistem promovon dhunën. Kjo lloj kulture do prodhojë nesër viktima të tjera”, tha Mërtiri.

Advertisement