Connect with us

Shkrime

Pse mo, ne nuk rriheshim dërrçe me njëri- tjetrin, masturboheshim e iu fusnim duart shoqeve të klasës?

Nga Artan Fuga

Ore te cuditshem keta qe per ca vese te adoleshenteve te sotem, qe i pacim me jete, bejne fajtore TikTokun.

Ose jane hipokrite, ose kane humbur kujtesen.

Pse mo, ne vitet 70, adoleshentet pa tik dhe pa tok nuk pinin cigare fshehurazi mo, nuk masturboheshin mo, nuk pinin ndonje gote vere a raki fshehurazi mo, nuk ngacmonin me duar neper klase mo ato te seksit tjeter, nuk shihnin enderra sikur benin seks me Mona Lizen mo, nuk rriheshim derrçe me njeri tjetrin, deri ne gjak, te muri pas shkolle mo, nuk binin ne dashuri fshehurazi me zyshen kujdestare moooo, nuk genjenin prinderit mo, nuk linin oret e mesimit mo, nuk mesonin kur u vinte koha te ngriheshin ne mesim mo, nuk vidhnin ndonje lek xhepi te pantallonat e grisura te xhajes moo!

Po mire mo mire, ndonje rresht nga Frojdi a kane lexuar ?

Po pse shoqeri perfekte kerkoni moooo?

Pse ua hidhni gurin adoleshenteve mo?

Po sikur te ngrihen ata dhe te vendosin te na ndalojne Big Brotherin dhe Osmanin?

Cfare do bejme pastaj gjithe pasditen e mbremjes? Ose te n’a ndalojne te veme baste?

Advertisement