Connect with us

Bota

Orban: Merrini seriozisht kërcënimet e Putinit, ka ushtrinë më të fuqishme

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka bërë të ditur Europës se duhet ta përballet me Rusinë me logjikën e kohës se luftës dhe jo me një komunikim të stilit perëndimor.

Orban një aleat i ngushtë i Vladimir Putin theksoi në një intervistë për radion shtetërore hungareze se paralajmërimet e Putin duhet të merren shumë seriozisht.

“Kur kemi të bëjmë me një vend si Rusia, i cili është thelbësisht i ndryshëm nga ne dhe i bazon politikat e tij kryesisht tek fuqia ushtarake, pozicioni i tij në botë dhe vizioni i tij për të ardhmen përcaktohen kryesisht nga fakti se ajo zotëron një nga ushtritë më të forta në botë dhe është e pajisur me armët më të avancuara dhe shkatërruese.

Unë besoj se në dy muajt e ardhshëm, ne evropianët nuk duhet ta bazojmë qasjen tonë në rregullat e politikave të komunikimit të stilit të Evropës Perëndimore, por në një logjikë të kohës së luftës.

Ne duhet të vazhdojmë me kujdes, duke peshuar çdo fjali dhe fjalë sipas parimeve të përbashkëta. Përndryshe, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Orban.

Advertisement