Kronike
Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit nxjerr emrat: Nuk i goditi Mario por…
Babai i Luis Meçes, i mituri që mbeti i plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli”, tha se janë përfshirë dhe disa persona të tjerë. Ai tha për emisionin “Review” se djalin e tij dhe Martin Canin, 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht, u godit me thikë nga Kledjon Begaj, shok me autorin e dyshuar, Mario Prelleshin.
“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë,”- tha babai i Luisit.