Connect with us

Kronike

“Martin sot na sheh nga lart”/ Qirinjtë qëndrojnë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia në Tiranë, ku mbeti i vrarë Martin Cani, shokët vijojnë ende ta kujtojnë.

Në vendin ku mbeti i vrarë vogëlushi qirinjtë vijojnë të jenë të ndezur, ndërsa lulet nuk kanë munguar në asnjë moment.

Krahas luleve ndodhet edhe një letër me fjalë të ndjera, ku shokët e klasës shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë.

“Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë.

Nuk do t’i harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Advertisement