Kosova
OPERACIONI PLAGA/ Enver Bytyçi lexon formulën e fitores për Kosovën
Prof. Dr. Enver Bytyçi, duke folur per zgjedhjen e Donald Trump si president I SHBA, tha se ai duket se nuk ka ndërmend të përdorë ndryshimin e territoreve per te sjelle paqen mes Kosoves dhe Serbise, pasi ai eshte I bindur se ky lloj operacioni shkakton konflikte dhe nuk mbyll plagë.
“Kjo duket edhe nga emërimet e fundit ne administrate. U tha se Grennell do të jetë sekretar shteti, por në këtë pozicion u përzgjodh një personalitet tjetër anti-soros e kundër perversitetit, Marco Rubio. Duke pranuar faktin se ishte fondacioni Soros në Beograd që hartoi projektin për ndarjen e Kosovës, atëherë automatikisht kjo e bën të pamundur këtë opsion. Donald Trump emëroi një person serioz, që nuk luan me kufij, si këshilltar të Sigurisë Kombëtare dhe njëkohësisht drejtor të CIA-s, një mik i dëshmuar i Kosovës dhe i shqiptarëve. Nga keta personalitete, asnjë prej këtyre nuk përkrah ndarjen e Kosovës. Ata që ëndërrojnë ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe, qofshin këta serbë apo shqiptarë pro-serbë, kanë filluar tashmë të zhgënjehen” – ka deklaruar Bytyci
Sipas tij, zhvillimet e ardhshme në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës do të favorizojnë njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës. E di se dikush këtë që po them do ta quajë optimizëm të pabazuar.
“Pakti për Kosovën do të ndodhë në kuadër të zgjidhjes për Ukrainën. Kam bindjen se Vladimir Putin e filloi luftën kundër Ukrainës për Krimenë, pra që ta detyrojë SHBA-në dhe BE-në të pranojnë legjitimitetin e aneksimit të saj. Ndryshe kjo luftë nuk do të kufizohej në lindje të Ukrainës dhe Putin nuk do të kishte toleruar sulmet ukrainase ndaj objektivave brenda territorit rus. Dhe dihen tashmë deklarimet e Putin e Lavrov për paralelizmin midis Krimesë dhe Kosovës, të cilin mund ta lexojmë si formulë të dhënies fund të luftës” – ka theksuar profesori, sipas te cilit, “Ka edhe shumë arsye të tjera pse euforikët për sukses në ndarjen e Kosovës nuk do të lumturohen për atë që predikojnë. “Administrata Trump edhe për Kosovën, sipas të gjitha gjasave, do të jetë më produktive dhe pozitive për Kosovën, sesa administrata Biden e shumë më tepër sesa administrata e Barak Obamës” – Ka potencuar Enver Bytyçi